Djali shqiptar që akuzohet për vrasjen e një burri grek, ka pranuar në polici se është ai autor i krimit, duke vënë në dukje se ishte përballur me ngacmime të vazhdueshme nga viktima.
I arrestuari është një 25 vjeçar që jeton prej kohësh në Kavala, Greqi, raporton noa.al. Ai u ndalua orët e fundit, një javë pas vrasjes së 52 vjeçarit që shikoni në galeri.
I riu ka pranuar aktin e tij, duke thënë se e konsideronte 52-vjeçarin përgjegjës për largimin nga puna dhe se e kishte ngacmuar vazhdimisht duke e bulizuar.
Një koleg i 25-vjeçarit të akuzuar për krimin tha për mediat greke se në fakt nuk ka pasur asnjë shkarkim.
I riu dha dorëheqjen dhe u punësua në një biznes tjetër në Kavallë.
Ata kishin disa fërkime në punë, por janë gjëra që ndodhin në biznes. 25-vjeçari ka firmosur një dorëheqje vullnetare dhe ka shkuar në një tjetër biznes mermeri për punë.
Ditën e vrasjes ai ka shkuar në punë në orën 07:00 me motor dhe jo me autobus që zakonisht shkojnë punëtorët.
Në orën 12:00 të datës 16 shtator, u largua nga puna sepse kishte një dhimbje koke të tmerrshme.
Sipas hetimit, dyshohet se i riu e ka qëlluar me armën e vëllait të tij gjuetar, një karabinë. Sipas mjekëve, 52-vjeçari, baba i dy fëmijëve të mitur, ka parë vrasësin e tij, i cili e ka qëlluar nga një distancë prej 5-6 metrash, duke synuar zemrën e viktimës.
Pas krimit, autori u zhduk nëpër fusha. Autoritetet i kanë fokusuar hetimet në mjedisin e viktimës, duke kërkuar persona me të cilët ai mund të ketë pasur mosmarrëveshje.
Sipas dëshmisë së të riut, ai kishte arritur deri në aktin për të cilin ishte penduar, pasi kishte vuajtur një bulizim të vazhdueshëm nga ana e grekut.
/f.s