Detaje të reja zbardhen nga vrasja e 52-vjeçarit grek në Chrysoupolis Kavala.
një 25-vjeçar shqiptar ka rrëfyer dhe ka pranuar krimin e ndodhur rreth dy javë më parë.
Sipas mediave greke, shqiptari ka deklaruar në polici se ai punonte në të njëjtën fabrikë mermeri me viktimën dhe ishte pushuar nga puna disa kohë më parë. Konkretisht, autori pretendon se 52-vjeçari e ka ngacmuar në të kaluarën dhe se ka faj për shkarkimin e tij. Që atëherë, 25-vjeçari dyshohet se kishte planifikuar vrasjen.
Autori e dinte orën e saktë që 52-vjeçari do të shkonte për të punuar në fabrikën e mermerit dhe i kishte ngritur një pritë në orët e para të së premtes së kaluar. 25-vjeçari pritet të sillet në Prokurorinë e Shkallës së Parë Kavallë brenda mesditës.
Pas vrasjes, sulmuesi u largua përmes arave me misër. Kamerat e sigurisë në zonë regjistruan drejtuesin e një motoçiklete duke lëvizur në mënyrë të dyshimtë në një pikë nga e cila mund të ishte arratisur vrasësi.
/a.r