Projekt ligji për ndalimin e transmetimit të filmave shqiptarë që glorifikojnë komunizmin ka hapur diskutime dhe kundërshti të forta tek artistët.
Për mjeshtrin e madh Agron Dizdari, një nismë e tillë është absurde për 3 fakte shumë të rëndësishme.
“Arsyeja e parë është që shqiptarët kurrë nuk duhet të hanë historinë e vet, sepse në kinematografi është një pjesë e historisë së kombit tonë. E dyta, do të ishte mëkat që figura të nderuara, të jashtëzakonshme me një reputacion jo vetëm kombëtar, por ndërkombëtar si Sandër Prosi, Tinka Kurti, Rikard Ljarja të zhdukeshin nga faqja e historisë së artit. E treta, spektatori që sheh tmerret e diktaturës të nxjerrë mësim nga diktatura dhe në demokraci të mos përsërisin fajet e asaj kohe“, u shpreh ai.
Edhe për aktoren Merita Smaja, një nismë e tillë është e gabuar. Me të njëjtën logjikë, vijon ajo, duhet të mos shfaqeshin filma as për Hitlerin apo Stalinin të cilat janë tashmë pjesë e Holliwood.
“Atje tregohet për shëmbull është bërë në vitin 1960,1970. Në ato vite ti kupton çfarë kanë bërë këto njerëz, si kanë jetuar dhe cili ka qenë mentaliteti i tyre. Ne shohim dhe filma për Hitlerin, a duhet ti ndalojmë? Shohim fima për Stalinin, a duhet t’i ndalojmë? Nuk janë ndaluar por i ka bërë dhe Holliëoodi , pra historia duhet të vijë ashtu siç ka qenë”, tha ajo.
Aktorja Drande Xhaj shprehet me tone më të zbutura, pasi sipas saj ndoshta disa filma edhe duhen ndaluar sot.
“Filmat shqiptarë janë pjesë e kulturës së historisë së vendit tonë. Është bërë një punë e vazhdueshme nga ana artistike. Për tekstet dhe problematikat që kanë ngritur këto filma duhet seleksionuar. Por që t’i heqësh nga qarkullimi, një punë kolosale që është bërë dhe më një seriozitet shumë të madh mua nuk më duket e drejtë”, theksoi ajo.
/a.r