• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gërdeci”/ SPAK letërporosi në SHBA, kërkon marrjen në pyetje të Efraim Diverolit. Hapet “loja”…!

by Java News
22/09/2022 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykimi ndaj Fatmir Mediut në Gjykatën e Posaçme për çështjen Gërdeci ka mbetur në pritje të një letër-porosie të dërguar në SHBA nga SPAK, ku kërkohet dëshmia e Efraim Diverolit.

Hetuesit shqiptarë kanë kërkuar që ai të pyetet në lidhje me kontratën që kishte me Ministrinë Shqiptare të Mbrojtjes për blerjen e fishekëve, të cilët më pas i ripaketonte për të fshehur origjinën e tyre kineze.

Edhe pse Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të heqe pëngesën për të gjykuar ish Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, për çështjen Gërdeci, SPAK ende nuk e ka dërguar dosjen për shqyrtim.

Mësohet se prokuroria e Posaçme është duke pritur letër-porosinë e dërguar në SHBA ku ka kërkuar marrjen në pyeje të Efraim Diverolit një emër ky i përmendur për kontratën me Ministrinë e shqiptare të Mbrojtjes.

SPAK duket se ka vendosur të mos e dërgojë në gjykatë dosjen ndaj ish-ministrit pa dëshminë dhe materialet e ardhura nga SHBA.

Diveroli bleu nga Ministria jonë e Mbrojtjes miliona dollarë municione kineze dhe i shiti në Afganistan sikur të ishin hungareze, nëpërmjet një sekseri të njohur nga të gjitha agjencitë inteligjente të botës si trafikant ilegal armësh.

Licenca e Diverolit dhe firmës së tij AYE u bllokua vetëm pak ditë pas skandalit të Gërdecit në Shqipëri dhe shkrimit të botuar në “Nevv York Times” në lidhje me këtë çështje. Ai kishte shënuar në dokumente se municionet e kallashnikovit ishin prodhim hungarez i viteve 1965-1975, por në fakt ato ishin prodhim kinez.

Fishekët ishin blerë në Shqipëri në bazë të disa kontratave me firmën shtetërore MEICO dhe skandali ka dalë në dritë vetëm pas procesit të ripaketimit në Shqipëri.

Për të fshehur origjinën kineze të armëve, Diveroli dhe zyrtarët shqiptarë bënë një ripaketim të tyre duke i hequr nga arkat e vjetra kineze e duke i rivendosur në disa arka të reja plastike.

Procesi i ripaketimit nisi me firmën e biznesmenit shqiptar Kosta Trebicka por më pas qeveria shqiptare preferoi të fuste në veprim Henri Tomein, person i njohur si trafikant ilegal armësh, i cili rriti artificialisht çmimin e armëve nga 18 në 42 dollarë për një arkë me municione. Këto para dyshohet se janë ndarë mes zyrtarëve shqiptarë, Diverolit dhe Henri Tomeit./oranews/m.j

 

Next Post
Nuk flet më me Einxhel Shkirën? Ja si u përgjigj Sarah Berisha

Nuk flet më me Einxhel Shkirën? Ja si u përgjigj Sarah Berisha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In