Vendimi i Putin për mobilizimin të pjesshëm ushtarak në lidhje me luftën në Ukrainë, ka bërë që të ketë një bum kërkesesh për tu larguar nga vendi.
Meshkujt dëshirojnë ti shpëtojnë me patjeter rekrutimit ushtarak.
Fluturimet direkte të planifikuara për këtë ditë nga Moska për në Stamboll, Jerevan dhe Baku, kryeqytetet e Turqisë, Armenisë dhe Azerbajxhanit, u shitën plotësisht.
Po ashtu brenda disa orësh, fluturimet për në Kazakistan, Uzbekistan dhe Kirgistan gjithashtu ndaluan së shfaquri në faqet e internetit.
Lajmi u bë i ditur nga gazeta e pavarur ruse Meduza në kanalin e saj në Telegram.
Disa rrugë lidhëse, duke përfshirë atë nga Moska në Tbilisi, gjithashtu nuk ishin të disponueshme. Fluturimet më të lira nga Moska në Dubai kushtojnë më shumë se 300,000 rubla (pothuajse 5,000 euro), që është rreth pesëfishi i pagës mesatare mujore.
Sipas agjencisë Rbc, tre rrugët (më të shpejtat për të lënë vendin dhe për të shpëtuar nga rekrutimi në ushtrinë ruse) me trena dhe autobuza , kanë vende në dispozicion vetëm nga e premtja, por me një kosto prej rreth një mijë dollarësh per njeri.
/a.r