Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Fier.
Një 37-vjeçare, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur ka marrë sasi mielli nga qytetarë me qëllim përpunimin dhe ia ka mbathur nga vendi.
37-vjeçarja ka qenë e punësuar si adminitratore në një objekt që përpunonte miell.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori në ngarkim të shtetases E. S., 37 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se duke qenë administratore e një subjekti me aktivitet tregtar përpunimin e miellit, ka grumbulluar nga qytetarë të ndryshëm sasi mielli, me qëllim përpunimin e tyre, dhe është larguar jashtë shtetit duke mos e kryer përpunimin e marrë përsipër nga subjekti tregtar i administruar prej saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/a.r