Violeta Muçi është 80 vjecarja që ndërroi jetë mëngjesin e të enjtes në rrugën “Çelo Sinani”.
E moshuara ndërroi jetë si pasojë e asfiksimit nga zjarri i rënë ne banesën ku ajo banonte. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00.
Grupi hetimor dyshon se shkak për ngjarjen është bërë një shkendijë elektrike. E moshuara jetonte ne zonën e Bregut të Lumit me familjen e saj por në momentin e zjarrit ka qenë e vetme në banesë, pasi familjarët ishin larguar për në punë.
80-vjecarja nuk ka mundur të dalë nga shtëpia që u përfshi nga flakët për shkak të aftësive të kufizuara.
/a.r