Florian Çapja, një nga të plagosurit e sulmit të së mërkurës në Elbasan, ishte i pranishëm sot në varrimin e dy prej viktimave, xhaxhait të tij, Agron Çapja, 50 vjeç, dhe djalit të hallës, Ardit Sinakolli, 27 vjeç.
35-vjeçari është përmendur si objektivi i mundshëm i atentatit të mbrëmshëm, raporton Panorama. Veç tij, i plagosur mbeti edhe i ati, Fejzullah Çapja, si dhe kushëriri Arnold Çapja, djali i Agronit.