“Autoritetet shqiptare i janë përgjigjur me shpejtësi goditjeve të viteve të fundit me barriera politikash të ndërtuara në të kaluarën.”
Kështu deklaroi në përfundim të vizitës së tij të parë në Shqipëri, Zëvendësdrejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar z. Bo Li.
Zëvendësdrejtori i FMN-së LI, vlerësoi stabilitetin e konsiderueshëm të Shqipërisë përballë sfidave të shumta të viteve të fundit, që sipas tij vjen nga reagimi i shpejtë i autoriteteve.
“Shqipëria ka treguar një qëndrueshmëri të konsiderueshme përballë sfidave të shumta në vitet e fundit, duke ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe financiar”, tha ai.
Li deklaroi se gjatë takimeve të tij zyrtare në vendin tonë u kërkoi drejtuesve të institucioneve ekonomike të mbrojnë të varfërit nga kriza e rritjes së çmimeve nëpërmjet mbështetjes së përkohshme fiskale.
/e.d