“U përgjërova të më vrisnin”, këto janë fjalët e astrologes në Greqi, e cila ra pre e një grabitjeje.
Dy ditë më parë hajdutët i bastisën shtëpinë dhe i grabitën të gjithë pasurinë e astrologes, Vasso Nikolaidou .
Ajo tha se grabitësit i morën 100 mijë euro dhe të gjithë florinjtë që kishte në shtëpi.
Gjithashtu mësohet se grabitësit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj astrologes.
Në një intervistë për televizionin “MEGA” astrologia tha se ka mbetur pa asnjë qindarkë dhe se iu përgjërua hajdutëve që më mirë ta kishin vrarë se sa ta linin të gjallë dhe pa asnjë lekë në xhep.
Mediet greke raportojnë se policia po punon për arrestimin e grabitësve./m.j