• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ambasadori në Tiranë: Armenia nuk ka marrë fund!

by Java News
21/09/2022 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Tokat tona historike janë Khanati i Jerevanit, Goycha (Liqeni Sevan) dhe Zangezur Mahal (Syunik). Do të vijë koha kur do të jetojmë atje. Unë e besoj dhe jam i sigurt për këtë. Për ta arritur këtë gjë, secili prej nesh duhet të bëjë një përpjekje”.

                                                                                                                            Ilham Aliyev, 18 shtator 2013

Nga Tigran Mkrtchyan*

Disa vite më parë, nuk mund ta përfytyroja se do të filloja një artikull duke cituar presidentin e Azerbajxhanit. Por historia na ka mësuar se nuk duhet t’i shpërfillim kurrë  kërcënimet apo çdo lloj mesazhesh që vijnë nga manualet e diktatorëve.

Pas luftës 44-ditore në Nagorno-Karabakh, udhëheqësi i Azerbajxhanit ka rinisur përpjekjet e tij për të copëtuar Armeninë dhe për t’u “rikthyer në tokat historike”, megjithëse dikush mund të pyesë veten se ç’pretendime “historike” mund të ketë një shtet si Azerbajxhani, i krijuar në vitin 1918, ndaj një shteti si Armenia, i pranishëm në hartat politike të botës që në shekullin VI para Krishtit. Por kjo nuk ka shumë vlerë për një udhëheqës i cili ka një pikëpamje shumë të ndryshme për parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe që ka përsëritur vazhdimisht besimin se përdorimi i forcës është i drejtë.

Duket gjithashtu se, edhe deklarata e armëpushimit e nënshkruar më 9 nëntor 2020, nga presidentët e Rusisë, Azerbajxhanit dhe kryeministri i Armenisë, që i dha fund Luftës së Dytë të Karabakut, është interpretuar sipas këtij mendimi. Deklarata përmend një herë fjalën “korridor” dhe kjo bëhet në kontekstin e Korridorit të Laçinit, që lidh Armeninë me Nagorno-Karabakun. Megjithatë, kjo nuk i ka penguar aspak azerët që të ngatërrojnë dëshirën e tyre të flaktë, me realitetin, pra dëshirën për të pasur qasje në një “korridor” (me të drejtën e ekstraterritorialitetit) që lidh Azerbajxhanin Lindor me enklavën e tij Nakhijevan (dhe më e rëndësishmja, me Turqinë). Neni 9 i deklaratës së lartpërmendur, thotë:

“Të gjitha lidhjet ekonomike dhe transportuese në rajon, do të zhbllokohen. Republika e Armenisë do të garantojë sigurinë e lidhjeve të transportit midis rajoneve perëndimore të Republikës së Azerbajxhanit dhe Republikës Autonome Nakhchivan, në mënyrë që të mundësohet lëvizja e lirë e njerëzve, automjeteve dhe ngarkesave, në të dyja drejtimet. Shërbimi i Rojës Kufitare i Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen e lidhjeve të transportit.

Duke e shtrembëruar dhe keqinterpretuar këtë nen, Azerbajxhani, me përkrahjen e mbështetësit të tij  kryesor, Turqisë, ka kryer një politikë frikësimi dhe shantazhi kundër Armenisë.

Natyrisht, kjo është arsyeja pse më 13 shtator 2022, në orën 00:05 me orën lokale, Azerbajxhani nisi një agresion ushtarak në shkallë të gjerë në disa drejtime, nga pjesa lindore e kufirit Armeni-Azerbajxhan. Forcat e armatosura të Azerbajxhanit, duke përdorur artileri të rëndë MRL dhe UAV, kanë nisur bombardimet në shkallë të gjerë të qyteteve Goris, Jermuk, Vardenis, Kapan, Sotk dhe fshatrave përreth. Në kohën e shkrimit të këtij artikulli, Azerbajxhani po vazhdon ende sulmet në tokën armene, duke shënjestruar jo vetëm infrastrukturën ushtarake, por edhe atë civile. 105 ushtarë armenë janë konfirmuar të vrarë, shumë të tjerë janë plagosur, 10 km katrorë territor i Armenisë është pushtuar nga Azerbajxhani. Mund të shtoj se dy nga djemtë e rinj që u vranë duke mbrojtur atdheun e tyre, janë nga Aragatsavani, një fshat pranë kufirit armeno-turk, ku gjyshërit e mi u shpërngulën në vitin 1953 dhe ku u rrit im atë (familja ime është me origjinë nga Erzurumi). Këto shifra mund të rriten për sa kohë që Azerbajxhani vazhdon agresionin. Harta e paraqitur tregon qartë se sulmet po ndodhin brenda Armenisë, në zonat lindore dhe juglindore të vendit.

Armenia është nën sulm! Sovraniteti i Armenisë po vihet në pikëpyetje! Armenia i ka bërë thirrje për herë të parë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për një takim urgjent. Rezultatet e këtij apo ndonjë diskutimi tjetër ndërkombëtar, nuk mund të paragjykohen, por unë nuk mund ta pranoj kurrsesi se Armenia ka marrë fund. Është e vërtetë se ushtarët heroikë të Armenisë janë e vetmja “pengesë” kundër pushtimit të Azerbajxhanit, por ka disa hapa që mund dhe duhet të ndërmerren nga komuniteti ndërkombëtar, për të ndaluar një luftë në shkallë të gjerë.

Para së gjithash, duhet të intensifikohen deklaratat e posaçme që dënojnë sulmin e Azerbajxhanit në territorin sovran të Armenisë (Shtetet e Bashkuara, Franca, Kanadaja, Qipro, Luksemburgu, dhe shumë të tjerë, si dhe anëtarët e Parlamentit Europian, kanë lëshuar deklarata që identifikojnë agresorin dhe kërkojnë ndërprerjen e menjëhershme të armiqësive). Çdo deklaratë tjetër që barazon agresorin me viktimën e tij, të gjitha llojet e “korrektësisë politike” që u bëjnë thirrje “të dyja palëve”, vetëm sa i japin mundësi agresorit të veprojë pa u ndëshkuar dhe të shkaktojë edhe më shumë shkatërrim dhe vdekje. Së dyti, interesat thjesht ekonomike, nuk janë një justifikim i mjaftueshëm për të vazhduar “biznesin si zakonisht” me një shtet që është tallur me të drejtën ndërkombëtare, që po garon me diktaturat e tjera për nga shkelja e të drejtave të njeriut dhe që ka shfarosur çdo gjurmë të demokracisë. Prandaj, është e domosdoshme që të rishikohen me themel të gjitha llojet e komunikimit dhe marrëdhënieve me Bakun. Me rastin e 30-vjetorit të marrëdhënieve me disa vende të Europës, diplomatët e Azerbajxhanit nuk po flasin për vlerat e përbashkëta, por për burimet e veta energjetike dhe rëndësinë e tyre për Europën, veçanërisht në kohën e krizës energjetike. Po që kur qenka bërë nafta një vlerë? Pse Azerbajxhani duhet parë si një burim i besueshëm energjie për botën, kur lloji i regjimit të tij, sasia që ofron, dhe rruga (duke kaluar përmes Turqisë), nuk mund të konsiderohen aspak “të besueshme”?

Së treti, nëse thirrjet për të ndalur sulmet kundër Armenisë dështojnë dhe agresioni vazhdon, mbështetja për Armeninë duhet të rritet dhe të vendosen sanksione kundër Azerbajxhanit.

Pas fillimit të sulmeve ndaj Armenisë, një analist perëndimor shkroi i dëshpëruar se “një komb që u përball me gjenocid në vitin 1915, nuk mund të gjejë paqe as në vitin 2022”. Kjo është e vërteta e trishtë dhe është gjithashtu e vërtetë se Azerbajxhani paraqet një kërcënim ekzistencial për Armeninë dhe Nagorno-Karabakhun, por unë nuk mund të pranoj idenë se nuk ka shpresë për paqe. Paqja duhet të imponohet dhe për ta arritur këtë, Armenia nuk duhet dhe nuk mund të veprojë e vetme. Hapat e lartpërmendur, nëse zbatohen vazhdimisht, mund të parandalojnë që armiqësitë të përshkallëzojnë në diçka më katastrofike, si një luftë në shkallë të gjerë. Por që kjo të ndodhë, nevojitet më shumë qëndrueshmëri, drejtësi dhe qëndrim parimor në mbarë botën, në nivele shumëpalëshe dhe dypalëshe. Në fakt, në të gjitha nivelet.

*Ambasador i Republikës së Armenisë në Shqipëri (me rezidencë në Athinë)

Next Post
Atentati ndaj Albin Kurtit/ Artan Hoxha tregon bisedën me Prek Kodrën: Nuk është snajperist, as në kërkim

Atentati ndaj Albin Kurtit/ Artan Hoxha tregon bisedën me Prek Kodrën: Nuk është snajperist, as në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
Berisha, mesazh demokratëve në Kurbin: Ngrihuni që ta rrëzojmë këtë regjim!

Berisha, mesazh demokratëve në Kurbin: Ngrihuni që ta rrëzojmë këtë regjim!

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In