Ish-gjyqtari i Krimeve të Rënda dhe GJKKO, Ardit Mustafa do të rikthehet në detyrë pas dy vjetësh. Mustafa u shkarkua më 5 mars 2020 nga Vettingu në shkallë të parë, por Kolegji i Apelimit e rrëzoi këtë vendim duke e rikthyer në detyrë. Sipas KPA vendimi i shkarkimit ishte i padrejtë.
Ardit Mustafa njihet edhe si gjyqtari i trupës që gjykoi Dritan Dajtin dhe ish-ministrin e Brendshëm Saimit Tahiri. Kolegji i Posaçëm i Apelimit mbylli në gusht hetimin gjyqësor për gjyqtarin pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, Ardit Mustafaj.
Në seancën seancën gjyqësore publike të çështjes subjekti i rivlerësimit u dëgjua nga trupi gjykues, teksa paraqiti kundërshtimet e tij ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke deklaruar se ky vendim, i bazuar në shkaqe që lidhen vetëm një kriter, atë të pasurisë, është i njëanshëm, me konstatime të gabuara, arbitrare dhe në kundërshtim të plotë me parimin e proporcionalitetit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më datë 5 mars 2020 shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Ardit Mustafaj, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.
/f.s