Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për zhdukjen e Ervis Martinajt. Sipas Berishës, Martinaj është zhdukur për shkak të interesave që lidhen me lojërat e fatit.
“Nuk ka sektor që ky nuk ka shtrirë tentakulat e veta. Ia morën lojërat e fatit Ervis Martinit dhe tani thotë ku është. E di vetë ai ku është. Ai ishte biznesmen i lojërave të fatit. Olsi Rama është përfolur si njeriu në hije i lojërave të fatit. Shko e pyet Baton Stanishiçin dhe Ymer Çorapen se ata e dinë.
A nuk shkruajtën ata se është në gjashtë copa në prokurori. Një njeri i zhdukur dhe një shtet bandit që thotë se është në gjashtë copa në prokurori. Do thoni ju, nuk e tha Fuga, por e thanë Fugat e tij. A ka njerëz më të afërt?
A nuk ishte Baton Stanishiçi që na thoshte para tre muajsh se Linda është për presidente. Ai nuk e thoshte nga mendja e tij. Ai është zëdhënës i familjes në këtë formë. Po kjo çfarë prokurorie është që thuhet se mban një trup me gjashtë copa dhe nuk bën një përgënjeshtrim? Sepse kontrollohet nga Rama. Nëse është në gjashtë copa, familja njoftohet. Është kod shekullor”, u shpreh Berisha.
Prej datës 10 gusht të afërm të Ervis Martinajt kanë denoncuar në polici humbjen e kontakteve me të.
Ende autoritetet nuk kanë publikuar të vërtetën e historisë së zhdukjes së Martinajt, i cili ishte person i shpallur në kërkim nga policia.
/f.s