Vendet perëndimore kanë dënuar planet e Moskës për të mbajtur të ashtuquajturat referendume urgjente në pjesë të Ukrainës që janë aktualisht nën kontrollin rus.
Votimet janë thirrur nga zyrtarë të mbështetur nga Moska në katër rajone të Ukrainës, për të pyetur nëse ata duhet të bëhen pjesë e Rusisë.
SHBA, Gjermania dhe Franca kanë thënë se nuk do t’i njihnin kurrë rezultatet e këtyre votimeve, të cilësuar sipas tyre si të rreme.
Aleanca ushtarake e NATO-s tha se planet parashikonin një përshkallëzim të luftës.
Planet për të mbajtur votime për pesë ditë, duke filluar nga e premtja, janë njoftuar në rajonet lindore të Luhansk dhe Donetsk si dhe Zaporizhzhia e Kherson në jug.
Kundërsulmi i suksesshëm i ushtrisë ukrainase ka bërë që Kremlini të përshpejtojë planet për të aneksuar territoret e kontrolluara nga trupat e tij.
Të martën, krerët e administratave pro-ruse të rajoneve të pushtuara të Khersonit dhe Zaporizhias njoftuan mbajtjen e menjëhershme të një referendumi për bashkimin me Rusinë.
Sikurse në Luhansk dhe Donetsk, në Kherson referendumi do të mbahet mes datave 23 dhe 27 shtator.
/f.s