Ecën me vështirësi, jo për shkak të moshës, edhe pse ka 71 vite mbi supe. Që nga viti 2006 dhe deri më sot, Kastriot Guri nga Mëlova e Beratit, kërkon në dyer e drejtësisë pronat e trashëguar brez pas brezi, për të cilat thotë se ia zaptuar Ilir Meta për t’i shfrytëzuar për gurore. Guri thotë se Ilir Meta i ka zaptuar dhe kërkon t’i vjedhë në bashkëpunim me gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, 740 hektarë prona, pyje dhe kullota, në fshatin Mëlovë të Beratit, me qëllim shfrytëzimi për biznesin e mermerit.
Kastriot Guri akuzon Ilir Metën së fshihet pas kompanisë ‘Stone Production’, e cila shfrytëzon pronat e tij për mermer, përmes të besuarit të tij Muharrem Berisha dhe Nexhip Xhaja, përfaqësues të kompanisë në periudha të ndryshme, bazuar në dokumente përfaqësimi. Në vitin 2015, siç edhe e vërtetojnë këto vendime, Kastriot Guri fitoi në formë të prerë të drejtën e njohjes, kthimit dhe certifikatën e pronësisë, si një nga trashëgimtarët e 740 hektarë prona. Por, në skenë doli sërish kompania ‘Stone Production’, e cila bëri një kallëzim penal në Gurit për falsifikim dhe mashtrim, duke vënë në lëvizje Prokurorinë e Beratit, e cila bllokoi pronën dhe kërkon dënimin e Kastriot Gurit.
Teksa pret vendimin e gjykatës për të gjithë krtë kurth që sipas tij i ka ngritur Ilir Meta me kompaninë e mermerit, Kastriot Guri ka një mesazh për drejtësinë. Guri tha se beson në investimin e Perëndimit në Shqipëri dhe tek reforma në drejtësi. Guri paralajmëroi se po mbledh prona rreth korrupsionit të dyshuar të Ilir Metës, Muharrem Berishës, Nexhip Xhajës, prokurorëve dhe gjyqtarëve, për të referuar një dosje në SPAK.
Në vitin 2010, ish ministri Dritan Prifti, akuzonte Ilir Metës së fshihej pas guroreve në zonat e Beratit, duke nxjerrë në skenë njerëzit e tij të besuar. Prifti, dikur një nga njerëzit më të besuar të Ilir Metës, akuzonte këtë të fundit e kishte fshehur pallate, rrjete dyqane dhe miliona euro./Adriatik Doçi-shqiptarja.com/m.j