Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan pas një takimi me Putinin, thotë seKremlini po përgatitet t’i japë fund luftës.
Erdogan zhvilloi vizitë dyditore në Uzbekistan, ku u takua me presidentin rus Vladimir Putin në kuadrin e Samitit të 22-të të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO).
“Kam pasur takime gjithëpërfshirëse me presidentin rus Vladimir Putin në Uzbekistan. Kuptova se ata në fakt po përpiqen ta përfundojnë këtë sa më shpejt që të jetë e mundur”, deklaroi Erdogan.
Në këtë kuadër, tha Erdoğan, është arritur një marrëveshje për shkëmbimin e 200 pengjeve mes Rusisë dhe Ukrainës. “Ky është një zhvillim i mirë. Sepse me këta pengje është bërë një hap shumë i rëndësishëm. Aktualisht zyrtarët janë duke menaxhuar dimensionin e saj teknik. Me këtë do të kemi arritur një zhvillim të mirë”, tha Erdoğan.
Ai njoftoi se ka lajme pozitive dhe për korridorin e drithit. Ai tha se do të nisë së afërmi eksporti i grurit nga Rusia, me një kusht nga Mosla: Të garantohet dërgimi i grurit në vendet e pazhvilluara apo të varfra, jo në ato të zhvilluara”.
Erdoğan theksoi se i ka thënë Putinit dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy se “nuk ka fitues në një luftë që përfundon me vdekjen e njerëzve”.