Komisioni Sigurisë është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar lidhur me shqyrtimin e dy projektligjeve. Sidoqoftë, në asnjë moment nuk kanë munguar debatet e pjesëtarëve në këtë komision, madje edhe braktisjen e sallës.
Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinant Xhaferraj është përplasur me deputetët socialistë në Komisionin për Sigurinë Kombëtare lidhur me praninë e kreut të Kadastrës Artan Lame në mbledhjen e sotme.
Xhaferraj u shpreh se korrupsioni në Kadastra sot përbën kërcënim për sigurinë kombëtare. Nga ana tjetër ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin deklaroi se Lame është pjesë e grupit të punës së caktuar nga kryeministri për titujt e nderit.
Ferdinant Xhaferraj: Zoti Lame duhet të lërë zyrën sepse korrupsioni në Kadastra përbën kërcënim për sigurinë kombëtare. Duhet të lënë këtë zyrë. Përbën kërcënim për sigurinë kombëtare.
Elisa Spiropali: Të respektohet rregullorja, e Sqarova deputetin që kryeministri ka ngritur një grup pune për këtë projektligj për titujt e nderit.
Dhe zoti Lame është një nga ekspertët. Opinionet tuaja ju mund t’I bëni publike por ju lutem respektoni faktin që jeni në komisionin e sigurisë. Nëse doni t’iu vëmë në dispozicion botimet e Lames në këtë fushë mund ta bëjmë edhe këtë.
(..)
Pas këtij diskutimi, Xhaferraj mori sërish fjalën duke lënë sallën me argumentin se për projektligjin e dekoratave nuk ka asnjë përfaqësues nga Presidenca por vetëm nga Kadastra.
Xhaferraj: Ky projektligj nuk ka asgjë emergjente dhe momentalisht na krijon vakum. Ky projektligj duhet të kthehet dhe ne s’kemi përfaqësues nga Presidenca po nga kadastra dhe prandaj do e lë.
Lame: Më vjen keq që nuk janë zoti Xhaferri dhe Noka jo për debat po se desha të sqaroj diçka që do tërhiqeshin. I vetmi njeri që më ka dekoruar ka qenë Nishani, në vitin 2012, unë jam krenar. Po a dija që do bëhej kështu mbledhja do e kisha vënë në qafë.
/a.r