E rëndë në Bulqizë. Një 33-vjeçar ka përfunduar në pranga ditën e sotme pasi ka dhunuar babain e tij.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, arrestuan në flagrancë N. L., 33 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë.
I riu ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij 65- vjeçar, dhe më pas i ka djegur me zjarr stallën e bagëtive dhe një mjet pune traktor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Dhunë në familje”, “Shkatërrim i pronës me zjarr”.
/a.r