Me paraqitjen e realizuar në Kampionatin Botëror, Zelimkhan Abakarov bëri krenar të gjithë Shqipërinë, që feston një titull kampion bote për herë të dytë në histori në të gjitha sportet, pas të artës së peshëngritësit Briken Calja në stilin e shkëputjes një vit më parë.
Me ngjitjen e flamurit kombëtar në shkallën më te lartë të podiumit në një Kampionat Botëror, mundësit Abakarov i takon me ligj edhe shpërblimi financiar nga shteti shqiptar. Kështu për medaljen e artë, ai do të përfitojë 100 milionë lekë të vjetër. Shpërblim gjithashtu i takon edhe trajnerit Leonard Çamkashi, teksa ligji parashikon 40% të shumës së sportistit, pra 40 milionë lekë të vjetër.
Ndërkohë, shpërblimet e tjera për rezultatet në Botërorë të sportistëve vijojnë: 60 milionë për vendin e dytë, 40 milionë për vendin e tretë, 20 milionë për të katërtin, 10 milionë për të pestin, 8 milionë për të gjashtin, 6 milionë për të shtatin dhe 4 milionë për vendin e tetë./m.j