“Erdhi momenti që duhet të prisnim lidhjet me regjimin iranian, sepse ambasada e tyre në mes të kryeqytetit tonë nuk mund të vazhdonte të operonte si një qendër sulmesh”. Janë këto fjalët e kryeministrit shqiptar Edi Rama, i ftuar sot në Nju Jork një intervistë për kanalin televiziv amerikan Newsmax TV.
I pyetur nga ish i dërguari special i Trump në Kosovë Richard Grenell, mbi sulmet kibernetike iraniane, Rama shtoi se “nuk e kam akuzuar unë Iranin, ne kemi prova dhe kjo ka dalë nga agjencitë e specializuara, pra që Irani ka sponsorizuar katër grupe, njeri prej tyre përgjegjëse për sulme të tjera si në Izrael, Arabi Saudite dhe Irak. Duhet të ndërtojmë një sistem mbrojtje të përbashkët, është shqetësuese që kjo ndodhi kur nuk kemi një sistem mbrojtjeje të përbashkët për këto sulme”.
Rama u pyet edhe për pasojat në Shqipëri pas fillimit të luftës në Ukrainë, dhe marrëdhëniet me Rusinë.
Rama komentoi edhe largimin nga jeta e mbretëreshës britanike Elizabeth II. “Ashtu siç tha presidenti francez, për britanikët ajo ishte mbretëresha e tyre, për gjithë të tjerët ishte thjesht mbretëresha”, ishte kujtimi i tij./m.j