Elizabeta Imeraj, nëse sot do të ishte ende prokurore e Tiranës thotë se do të kishte hapur hetimet për dosjen e ‘lobimit rus’ nga Partia Demokratike, drejtuar aso kohe nga Lulzim Basha. Në një intervistë në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Imeraj tha se pas publikimit të raportit nga SHBA që konfirmonte 500 mijë dollarët nga rusët dhënë PD-së, Prokuroria mund të nis hetimet edhe kryesisht, teksa vë theksin se kësaj radhe ajo do të kishte marrë dëshmitar shtetasin Nicolas Muzin, duke i plotësuar kërkesën këtij të fundit që të mos ndiqej penalisht në Shqipëri.
“Do ishte e rëndësishme që subjekti të ishte i interesuar që të zbardhej situata deri në fund. Nëse unë do isha prokurore do ta rifilloja. Ne hetojmë, rasti është flagrant, çdo lobim bëhet mbi bazën e një kontratave, nga PD ka deklaruar që është bërë një lobim dhe ka këtë kontratën, janë 3 pagesa të bëra, që konkretisht në total kanë 75 mijë dollarë, ndërkohë që nga aktet që na ka dhënë është dhe një akt tjetër 500 mijë dollarë dhe kjo është bërë një kontratë e rregull me zotin Basha dhe Muzin, dhe hetimi ka pasur linjën e tij, për shkak të firmave që ka vënë dhe përgjegjshmërinë që ai ka për shkak të firmës që ka bërë, ajo çfarë unë si jurist dhe profesionist është që duhet hetuar deri në fund. Se pas 3 vitesh mund të dalë një e re dhe do kërkohej të hetohej prap.
Prokuroria mund të nis edhe hetime kryesisht mbi bazën e hetimeve mbi media për një element, është e rëndë që në 2022, mujmnd të gjenden hapësira për grupime ët caktuara brenda dhe jashtë shtetit të bëhen faktor brenda një subjekti politik. Këto grupime kur kanë kaq mbështetje dhe kaq hapësirë, mendoni se ca mund të bëjnë kundër një prokuroi, gjyqtari dhe gazetari.
Unë do i ofroja të gjithë mekanizat procedural në drejtim të marrjes së një dëshmie të vlefshme, ne e kemi bërë statusin e bashkëpunimit të drejtësisë edhe nëse ka kryer vepër penale, por gjithmonë nëse kjo deklaratë zbardh një vepër penale më të madhe. Në rang të një përgjigje që dëshmitari do thoshte që burimi i të ardhurave është nga kjo firmë dhe kontaktet janë vendosur në këtë mënyrë, atëherë kjo do zgjidhje pazëllin, do dilte që PD ka gënjyer”, tha Imeraj.
Ne e kishim të detyrueshme që të merrnin dëshminë e dëshmitarit. Detyrimi i PD për të bërë të saktë deklarimet është në KQZ dhe deklarara zyrtare janë dalë të gënjeshtra dhe nga ana jonë ishte falsifikim, nuk dimë si janë bërë tranasfetat bankare”, tha Imeraj./m.j