Një skelet është gjetur 8 metra larg rrugës në një fushë në qytetin grek të Tebës, teksa i janë gjetur dokumente që i lidhin eshtrat me një çështje penale në Shqipëri.
Skeleti u gjet gjysmë i zhvarrosur, ndërsa në pantallonat e tij u gjetën disa dokumente personale që i referohen një çështjeje penale nga Shqipëria, por fillimisht do të duhet të bëhet një ekzaminim antropologjik dhe një test ADN-je për identifikimin e tij zyrtar.
Gjithçka të çon në konkluzionin se bëhet fjalë për vepër penale, edhe pse kjo pritet të vërtetohet nga ekspertiza mjeko-ligjore. Hetimet paraprake për ngjarjen janë ndërmarrë nga Policia e Tebës.
/e.d