Kriza e migrantëve, që përfaqëson një provë të vërtetë të vlerave të Evropës, po përkeqësohet dhe Italisë dhe Greqisë do t’u duhet të përballen përgjatë javëve të ardhshme me mbërritjen e mijëra refugjatëve të tjerë, deklaroi eurokomisioneri për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dhimitris Avramopulos.
”Marrëveshja e Schengenit ndodhet nën presion dhe do të mund të shpëtohet vetëm duke zbatuar rregullat”, theksoi ai.
”Pikat e pritjes së migrantëve duhet të ngrihen sa më shpejt të jetë e mundur, gjithkush duhet të regjistrohet dhe të gjitha vendet duhet të kryejnë kontrollet e duhura”, i tha Avramopulos programit të RAI-t ”Radio Anch’io”.
”Italia dhe Greqia, qytetarët e të cilëve po ndihmojnë migrantët me mjaft humanizëm dhe solidaritet, nuk duhet të lihen vetëm”, shtoi eurokomisioneri për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dhimitris Avramopulos.