Nga Roland Qafoku
Të premten në Tiranë ndodhi një ngjarje që nuk e teproj të them se ka fuqinë e ndarjes epokale në Shqipëri. Në një vend kur kafsha është keqtrajtuar rregullisht dhe është vrarë po aq rregullisht ndodhi përmbysja. Isha rastësisht dëshmitar i një veprimi që nëse nuk do ta filmoja pak do besohej. Një skuadrilje zjarrfiksash shpëtuan një mace që kishte ngecur në pemë. Po, po, e lexuat mirë. Makina e zjarrfikses me shkallaren 20 metra të gjatë, tre punonjës zjarrfiksa që për 10 minuta u morën me të, arritën të kapnin macen dhe ta ulnin në tokë. Në një rrugicë përballë ish-hotel “Diplomat 1”, një zonjë kishte marrë në telefon e alarmuar numrin 128. “Alo, zjarrfikësja? Më ka ngecur macja në pemë. Kërkoj ndihmën tuaj!”.
Sigurisht që kjo kërkesë, në traditën e shoqërisë sonë futet në telefonatat e çmendura dhe të bezdisshme. Ankesa më e zakonshme në këtë vendin tonë ëhstë: Zjarrfiksja erdhi me vonesa, prandaj ndodhi fatkeqësia. Por, jo. E morën me shumë seriozitet zjarrfikësit. Ndezën makinën dhe sirenën dhe për pak minuta mbërritën në vendngjarje. Një vendngjarje vërtetë të rrallë për tu shkruar në librat e shërbimit dhe komunikatet e ditës. Skena ishte pothuajse surreale. Një shkallare që ngjitej e ngjitej si ashensor dhe bashkë me të edhe një nga punonjësit me uniformë.
Macka që mjaulliste dukej që me gjuhën e saj kërkonte ndihmë. Vetëm në pak minuta macja u shkëput nga zjarrfikësi i aprë, por jo nga i dyti. Ra në duart e tij dhe shpëtoi mrekulliusht. “Heroi” mori bravon e kureshtarëve dhe timen gjithashtu me një filmim të papërgatitur. Mu kujtuan sa e sa ngjarje që kam mbuluar si gazetar. Sa e sa operacione live të policisë me arrestime dhe përplasje me armë. Por, si kjo kurrë nuk më kishte ndodhur.
Vërtetë është një ngjarje e vockël fare, por që tregon kaq shumë. U shpëtua vërtetë një mackë, por pikërisht kjo është një ndarje epokale për ne shqiptarët. Shoqëria jonë ka nisur të ndryshojë. Jo vetëm nuk i vret më kafshët si dikur, por i shpëton ato, edhe me shkallaren e zjarrfikësve. Bravo zjarrfikësit e Tiranës! Është mbyllur një epokë dhe ka nisur një tjetër.
Awesome. Love you guys