Gazetari dhe moderatori britanik Jeremy Clarkson, 62 vjeç, ka pranuar se është një fans i madh i yllit të pop-it, Dua Lipa.
Deklarata erdhi pasi këngëtarja e ‘Don’t Start Now’ u bë temë e një pyetjeje në emisionin e tij “Kush dëshiron të bëhet milioner”.
Gjatë episodit, konkurrentja një konkurrente u ul në karrige për të provuar fatin e saj për fitoren e një milion paund. Dhe pyetja e parë që u bë nga Jeremy ishte, ‘Me kë e performoi Dua këngën mega-hit Cold Heart?’
Gjatë pyetjes, konkurrentja zgjodhi të përdorte një nga linjat e saj të shpëtimit dhe i kërkoi audiencës përgjigjen, për të cilën 95 për qind e tyre votuan për përgjigjen e Elton John. Jeremy, nga ana tjetër, tha gjithashtu se e dinte përgjigjen e pyetjes. Ai tha ‘E dija këtë, nuk e di se si e dija. Mendoj se jam i fiksuar pas Dua Lipës.’
Deklarata vjen pasi Jeremy së fundmi u shfaq së bashku me aktorët James May dhe Richard Hammond për ‘The Grand Tour’. Filmi ‘A Scandi Flick’, i cili mund të shihet në Prime Video, është xhiruar në Norvegji.