Një vrasje me armë zjarri ka tronditur Maqedoninë e Veriut mbrëmjen e djeshme.
Një 28-vjeçar i identifikuar me iniciale G.A. është ekzekutuar në qendër Gostivarit.
Sipas mediave vendase, ai është qëlluar me plumb në kokë. Policia vendase po heton shkaqet e ngjarjes së rëndë.
“Sonte (17-shtator) rreth orës 19:40 në SPB -Tetovës është raportuar se në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” është sjellë 28-vjeçari G.A. nga Gostivari, i cili ka qenë i lënduar me një plagë hyrëse-dalëse me armë zjarri në kokë. Atij i është dhënë ndihma mjekësore. Po merren masa për zbardhjen e rastit.”, njoftoi policia
/e.d