Në vijim të vizitës së saj në SHBA, ministrja Elisa Spiropali është takuar me zv.sekretaren Uzra Zeya.
Kjo e fundit shkruan në Tuiter se përgëzon Shqipërinë për qëndrimet e saj ndaj Vladimir Putin dhe luftës në Ukrainë.
“Takim produktiv me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në kuadër të Samitit për Demokraci të Grupit Fokal. Ne i përgëzojmë hapat e mëdhenj të Shqipërisë në zbatim të angazhimeve të Samitit dhe nënvizimin për operacionet e tmerrshme të Putinit në Ukrainë” – shkruan Zeya.
/a.r