Ky është momenti i frikshëm kur një lumë në Ukrainë u kthye në të kuqe, një ditë pasi Rusia goditi një digë në një nga qytetet më të mëdha të Ukrainës, duke i detyruar banorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre të përmbytura.
Tetë raketa i ruse goditën Kryvyi Rih, qytetin më të madh në Ukrainën qendrore të mërkurën dhe të enjten, duke shkatërruar stacionin e pompimit të ujit dhe duke bërë që lumi Inhulets të çajë një digë të enjten.
Tani, pamjet e lumit të fryrë Inhulets të publikuara nga gazeta lokale Kyiv Post tregojnë se uji është bërë i kuq, pasi zyrtarët lokalë raportuan sulme të mëtejshme me raketa në qytet.
“Kryvyi Rih u vu përsëri nën zjarrin e armikut. Rusët i drejtuan raketat e tyre në infrastrukturën kritike. Ka një shkatërrim serioz të objekteve hidraulike,” postoi Valentyn Reznichenko, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Dnipropetrovsk, në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Ndërsa mbetet e paqartë pse lumi u bë i kuq, banorët vendas spekuluan se ngjyra e rubinit mund të lidhet me argjilën e kuqe të bregut të lumit dhe përmbytja që gërryen tokën më tej.
Në Kryvyi Rih, vendlindjen e presidentit Volodymyr Zelensky, banojnë 650,000 njerëz dhe shumë zona të qytetit janë evakuuar pas sulmeve.