• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Leka Zogu publikon dokumente të arkivit: Arin e Shqipërisë nuk e vodhi gjyshi im kur iku nga Shqipëria, ja faktet

by Java News
16/09/2022 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Princ Leka Zogu, pasardhës i mbretit Ahmet Zogu, ka publikuar disa dokumente nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave që flitej për arin shqiptar, i cili ishte grabitur nga Banka e Shqipërisë.

Leka shkruan se kjo është një provë tjetër që ari nuk është marrë në 1939 nga gjyshi i tij, por është marrë në vitin 1943.

Sipas shkresës së publikuar nga Leka Zogu thuhet se pas kapitullimit të Italisë Fashiste, ari i grabit nga ushtria gjermane në 1943 dhe u depozitua për ruajtje në Reichsbank, në Berlin, në emrin e Ministrisë së Punës së Jashtme të Gjermanisë.

“Një tjetër provë që ari nuk është marrë më 1939!”-shkruan Leka.

Shpesh është përfolur dhe akuzuar se Ahmet Zogu mori me vete arin e Shqipërisë kur u largua nga vendi, pas pushtimit nga Italia fashiste në vitin 1939.

Ndërkohë në postimin e publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, thuhet se si sot më 16 shtator 1943 u grabit ari i Bankës së Shqipërisë, ndërsa zbërthen edhe të dhënat e dokumenteve të arkivës.

‘Operacioni u drejtua nga SS Major Herbert Kappler. Sasia e grabitur e arit përllogaritet të arrijë sasinë e 23.408 kilogramëve. Ari u zhvendos nga Roma drejt “Rajh Bank”-ut dhe më pas u fsheh në minierën e kaliumit të Merkens-it të Turingisë. Në vijim, ari u transferua nga aleatët në mënyrë të pjesshme drejt Anglisë dhe Bankës Federale të Neë York-ut.

Bashkëngjitur paraqiten shënime mbi arin rezervë të monedhës shqiptare. Me notën e 3 nëntorit 1943 drejtuar Kryekonsullatës gjermane, qeveria shqiptare kërkoi që ari të depozitohej në Zvicër pranë Bankës së emisionit, duke argumentuar se si shtet neutral, Zvicra do i jepte besimin mbajtësit të kartëmonedhës shqiptare për sigurimin e kundërvlerës përkatëse.

Më 10 nëntor 1943, Kryekonsullata gjermane tregoi gatishmërinë për të pritur në “Rajh Bank” një komision shqiptar. Në mars 1944, u nis drejt Berlinit komisioni i zgjedhur, i kryesuar prej Vehbi Frashërit dhe me anëtarë ish-drejtuesit e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, Loro Musani dhe Sandro Bressan. Në pamundësi për ta çuar në Zvicër, ari mund të depozitohej për ruajtje në “Rajh Bank” vetëm në emrin e shtetit shqiptar ose në emër të shtetit dhe të Bankës Kombëtare.

Më 6 prill 1944 ari u depozitua për ruajtje pranë “Rajh Bank”-ut në Berlin vetëm në emër të Bankës Kombëtare. Protokolli u lidh mes qeverisë shqiptare dhe ajo gjermane nënshkruan një protokoll, ku përcaktoheshin përgjegjësitë e palëve nënshkruese.’- thuhet në njoftimin Drejtorisë së Përgjitshme të Arkivës./m.j

Next Post
I vodhi lekët, pensionisti vret shokun: Tani ndjehem i lehtësuar e do vdes pa pishman!

I vodhi lekët, pensionisti vret shokun: Tani ndjehem i lehtësuar e do vdes pa pishman!

Comments 1

  1. Demokrati says:
    3 years ago

    Me cfare jetoj zogu ne mergim me topet e dashit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Dashuria do të jetë në qendër të vëmendjes suaj… Parashikimi i horoskopit për sot

December 22, 2025
Plaket popullsia në Shqipëri, 46 mijë persona emigruan gjatë vitit 2022

Të rinjtë kanë ikur, 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë janë nën 45 vjeç

December 22, 2025
Berisha përgëzon Adriatik Lapajn për protestën: I heqin çadrat dhe ujin! Rama ka frikë, ai…

Partia Demokratike proteston sot përpara Kryeministrisë

December 22, 2025
Klodjan Braho merr sot detyrën nga Dumani/ U zgjodh drejtues i SPAK për 3 vite

Klodjan Braho merr sot detyrën nga Dumani/ U zgjodh drejtues i SPAK për 3 vite

December 22, 2025
DETAJE / Meta tre orë përballje me SPAK: Hetime të fabrikuara, të hetohet kush bëri pagesat

Ish-presidenti Meta sot në GJKKO/ Mbahet seanca paraprake për kalimin ose jo të dosjes për gjykim, kërkon të njihet me provat

December 22, 2025
Bill Clinton dhe jeta e tij intime në qendër të skandalit Epstein! Publikimi i fotove nga pishina tek vajza në prehrin e tij

Bill Clinton dhe jeta e tij intime në qendër të skandalit Epstein! Publikimi i fotove nga pishina tek vajza në prehrin e tij

December 22, 2025
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In