Saleh Abdeslam, i kërkuari si dyshimtë për sulmet në Paris, thotë se ISIS ka të paktën ka katër armë bërthamore që gjenden në katër qytete të mëdha nëpër gjithë botën dhe ato janë të gatshme për shpërthim.
Sipas fjalëve të Saleh Abdeslam, “konflikti i qytetërimeve” duhet të fillojë në vitin 2016. Ai ka thënë se në Gjermani janë 18 mijë celula terroriste të cilat presin fillimin e katastrofës së paparë në Evropë. Ai po ashtu ka shtuar se bombat bërthamore do të lansohen në SHBA, Gjermani, Francë e Rusi.
E-maili i tij me këto shënime së pari është publikuar në sajtin gjerman Netzplanet, e ai aty pastaj ka zbuluar detajet tjera të invadimit të planifikuar bërthamor.
“Kam qenë pjesëtar i ISIS dhe më pas kam kuptuar se bashkimi im me të ka qenë gabimi më i madh që kam bërë. Më ka manipuluar për të bërë gjëra që nuk kam dashur”, ka thënë ai.