Lindita Halimi është shumë afër finales së talent showt American Idol, ku në përbërje të jurisë është Jennifer Lopez, Harry Connick dhe Keith Urban.
Ajo mbrëmë ka kënduar “My kind of love” nga Emeli Sande, e cila i ka siguruar asaj një vend në 48-të garuesit më të mirë të këtij sezoni, duke kaluar me sukses fazën e katërt.
Kështu së paku ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një mesazhi në llogarinë personale në Facebook.
“Ia dola edhe kësaj here, edhe pse performanca nuk u pa në televizion shkaku i shumë konkurrentëve. Jam gati për raundin tjetër”, ka shkruar Linda Halimi në Facebook.
Linda po ec me hapa të suksesshëm drejt finales së American Idol. Nesër ajo do të provojë veten në raundin tjetër, gjersa numri i konkurrentëve po zvogëlohet para netëve live në Hollivud, ku më pas voton juria dhe publiku.