Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-Presidentit Ilir Meta ndaj ish-kryetarit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Gjykata nuk ka zbardhur ende arsyet që e çuan në këtë vendimmarrje. Rrjellimisht, mbetet në fuqi vendimi i GJKKO për pushimin e hetimeve.
Në muajin Nëntor të vitit 2021, GJKKO pushoi hetimin për Ardian Dvoranin. Pas këtij vendimi, vetë ish-kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, pas seancës tha se ai nuk ka përplasje me asnjë institucion.
“Është e drejta e zotit Meta ashtu si çdo individi tjetër të ketë interpretimin e tij dhe gjykimin e tij mbi fakte e rrethana të caktuar s’jam askush ta gjykoj apo paragjykoj atë çfarë thotë ai apo kushdo, janë institucionet ato që gjykojnë e vendosin. Koha e gjyqeve popullore i përkasin një regjimi të kaluar, gjyqet s’bëhen nëpër media me gjithë respektin mediat informojnë por çështjet vendosen këtu”.
Ish-Kreu i Shtetit Ilir Meta e paditi Dvoranin për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”.
/a.r