Mbështetja për fermerët me naftën falas do të vijojë, ka bërë të ditur Kryeministri i vendit Edi Rama.
Përmes një postimi në Facebook, Kryeministri Rama ka dhënë lajmin se mbështetja do të zgjerohet pasi brenda Shtatorit do të mbështeten edhe 9,000 fermerë të tjerë.
“Me lajmin e mirë se mbështetja vijon për fermerët me naftën falas, ku deri më sot janë shpërndarë kartat për 27,000 fermerë dhe brenda Shtatorit do mbështeten edhe 9,000 fermerë të tjerë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama në Facebook.
/a.r