Deputetja Monika Kryemadhi ka mohuar akuzën e ngritur në SPAK për 280 mijë euro shpenzime për trajtime estetike në një klinikë në San Marino.
Kryemadhi tha në Opinion se të dhënat e llogarisë bankare që ka paraqitur avokati Idajet Beqiri i përkasin një servisi në Romë, ndërsa ajo vetë pohoi se ka shkuar në klinika jashtë, por për të trajtuar probleme kardiake dhe kancerin në qafën e mitrës.
“Të gjitha gratë e dinë mjaft mirë, që nuk kushton asnjë mirëmbajtje as shëndetësore, as estetike në atë vlerë. Edhe Kardashian të jesh nuk kushton aq para.
A e dini që Swifti që ato kanë përdorur është një servis në Romë dhe jo klinika në San Marino. Unë kam qenë në klinikë… Absolutisht! Është përdorur swifti i një servisi në Romë. Swifti i klinikës ku unë kurohem për probleme kardiologjike dhe kancerin e qafës së mitrës është një swift tjetër”, deklaroi ajo.
g.kosovari