Në liqenin Onega, në republikën ruse Karelia, gjendet ishulli Kizhi,i gjatë 6 dhe i gjerë 1 km – ku mund të shihen godinat e mahnitshme prej druri që prezantojnë për mrekulli arkitekturën ruse të shekullit 18.
Ky ishull, që dikur i takonte Finlandës, është i njohur për ndërtesat prej druri, sidomos dy kisha ortodokse të shekullit të 18-të.
Kisha e Shën Premtes, që ndodhet në këtë ishull është e lartë mbi 36 metra ndërsa ka 22 kupola unikate, dhe është objekti që dominon peizazhin e kësaj zone.
Krahas këtyre dy kishave, në këtë ishull mund të gjenden edhe ngrehinat tjera interesante, siç është një tjetër kishë që daton nga viti 1390, pastaj mullinjtë e erës si dhe gjurmët e vendbanimeve që janë ngritur këtu shumë shekuj më parë.
Ishulli Kizhi ndodhet nën mbrojtjen e UNESCO-s, ndërsa turistët mund të vizitojnë falas këtë muze në ambient të hapur, për t’u njohur me historinë, arkitekturën dhe etnografinë unike të këtij regjioni të botës. Ngjyra.com