A keni menduar ndonjëherë pse disa njerëz janë gjithmonë në humor dhe mund t’i bëjnë të gjithë të qeshin? Përgjigja që kërkoni mund të qëndrojë në shenjën e tyre, pasi grafiku i lindjes ndihmon shumë për të kuptuar karakterin e një personi. Nga të gjitha shenjat, njëra njihet si “shpirti i festës”.
Di gjithmonë se si të japë jetë në shoqëri dhe të lërë gjurmë me entuziazmin e tij. Shumë i karakterizojnë përfaqësuesit e kësaj shenje si paksa të papërgjegjshëm dhe joseriozë, por ata dinë t’i bëjnë të tjerët të ndihen rehat dhe janë të hapur për përvoja dhe aventura të reja.
Plot oreks për flirtim, njohje të reja dhe ndryshime, ata përshtaten shumë lehtë me situatat dhe nuk kanë frikë të njohin njerëz të rinj. Falë natyrës së dyfishtë të shenjës së tyre, ata “lidhen” lehtësisht me të tjerët dhe mund ta kthejnë edhe ngjarjen më të mërzitshme në një ngjarje argëtuese.
E vetmja gjë që mund t’ju ngatërrojë me ta është se ata mërziten shumë lehtë. Po aq lehtë nga vendi ku po argëtohen, ata mund të duan të largohen sepse diçka tjetër u tërhoqi vëmendjen ose thjesht sepse u mërzitën.
Por cila është kjo shenjë që cilësohet si më argëtuesja e horoskopit?
Shigjetari mund të jetë i pari që na vjen ndërmend kur flasim për festa dhe argëtim, por janë Binjakët që konsiderohen përfaqësuesit më komikë të zodiakut. Në përmbyllje të listës së shenjave argëtuese janë Shigjetari aventurierë, Ujori ekscentrik, Luanët ekstrovertë dhe Dashi me zemër të hapur.
/e.d