Video e publikuar ditën e djeshme nga pamjet e regjistruara në kamerën e trupit të një efektivi policie që ndalonte një shtetas për tejkalim shpejtësie, janë pamje të avokatit të njohur Genc Gjokutaj.
Filmimi i publikuar dje nga Ministria e Brendshme është i datës 12 janar të këtij viti dhe tregon momentet kur Gjokutaj, cili po drejtonte një makinë Range Rover ndalohet për tejkalim shpejtësie dhe më pas i meret patenta.
Avokati në këtë moment debaton me efektivin e policisë, duke i thënë se do ta kallëzojë penalisht nëse i mer patentën.
Më poshtë video e publikuar ditën e djeshme nga Ministria e Brendshme.