Ilir Meta deklaron se Partia e Lirisë është 100% e disponueshme për të bashkëpunuar me PD dhe opozitën në terësi për kandidatë të përbashkët në zgjedhjet vendore të 2023.
I ftuar në “Ora e Betit” në Rtv Ora, ai tha se primaret do të ishin një mekanizëm i mirë për përzgjedhjen e tyre.
Sipas tij lufta e partive do të jetë te këshillat bashkiakë, ku secila do të masë peshën e saj.
Meta: Partia e Lirisë ka prioritet rivendosjen e demokracisë në vend, të llogaridhënies. Duke pasur këto prioritete, aq më tepër në kushtet kur e pamë çfarë mund të bëjnë këta që i kanë 100% të gjitha. Ne si Parti e Lirisë do të bëjmë çdo gjë për të rivendosur llogaridhënien dhe demokracinë në nivel vendor dhe qëndror dhe jemi shumë të hapur për të bashkëpunuar me PD dhe gjithë opozitën për të mbështetur kandidatët më të mië në të gjithë vendin që ata të fitojnë pavarësisht se nga janë dhe kujt i takojnë. Për ne është e qartë që votat e Partisë Demokratike, Partisë së Lirisë apo partive të tjera janë shumë të r4ëndësishme por është e qartë se fryma për ndryshim është shumë më e madhe se kaq dhe jemi të gatshëm të punojmë dhe të bashkëpunojmë që të gjenden ata që do ti përgjigjen më mirë kësaj frymë.
Kandidatë jo politikë?
Meta: Unë jam partizan i hapjes totale, kandidatët më të mirë. Mund të jenë politikë. Profili më i mirë mund të jetë dhe primarja e PD, PL, e përbashkët. Jemi për çdo proces të hapur demokratik. Pastaj çdo forcë politike lufton për në këshill. Për kandikdatët jemi 100% të disponueshëm për të bashkëpunuar në mënyrën më të hapur në interes të qyteteve dhe fshatrave tona.
Dhe pse u aludua mbi mundësinë e kandidimit të tij për bashkinë Tiranë, Meta e shpjegon lidhje me kryeqytetin në një aspekt tjetër.
Meta: Unë kam një dhimbje të madhe që shumë kontribute që kam dhënë për kryeqytetin si kryeministër në mënyrë të veçantë se kur je kryeministër ke mundësi të bësh mirë apo të bësh dëm, janë shpërdoruar nga Edi Rama nqë mënyrë të veçantë. Parku “Rinia” është vendim i imi dhe askujt tjetër. Ai nuk donte të vinte as në mbledhje se merrte Fatos Nano dhe ca të fortë te parku. Ngaqë nuk më merrnin dot mua, u thoshin do u zhdukim po u bë kjo gjë. Apo prishjet te Lana. Për Teatrin dhe gjithë zonën e Tiranës, zonën që e morëm në mbrojtje me vendim qeverie.
Dija dhe unë ta bëj siç e bënë këta, ky ja jep Fushës, unë mund ta jepja Bledit, Sandrit. Ne të gjithë kemi shokë ndërtues, miq. Por jo, menduam që ta mbrojmë se është pjesë e trashëgimisë. Tani që ai ka të gjitha pushtetet në dorë shikoni çfarë bën. Apo parkun e lodrave “7 xhuxhat”. Aty tani 50 kate, nuk duket mali i Dajtit dhe kodrat e Saukut. Kam qenë unë kryeministër, ka qenë Berisha dhe të tjerë. Këto marrëzira nuk mund ti bënim.
E ndërsa nuk kanë munguar akuzat në adresë të tij dhe Berishës për ndërtimet në bregdet gjatë qeverisjes së tyre, Meta ka këtë koment.
Meta: Çdo gjë është bërë e ligjshme. Nuk është prekur një pishë në kohën që kam qenë unë.
/e.d