Sipas një hulumtimi, teknologjia po ndërhynë shumë në të bërit dashuri, ndërsa shumë çifte pranojnë se janë më të dhënë ndaj telefonit se sa ndaj partnerit të tyre.
Telefoni juaj i mençur, mund të ndërhyjë shumë në jetën tuaj seksuale, sipas një hulumtimi, që ka zbuluar se një në tre njerëz, përgjigjen në telefon, teksa janë duke kryer marrëdhënie seksuale.
Hulumtuesit në Univesitetin e Durhamit, kanë bërë së fundmi një hulumtim me çifte heteroseksuale, për të parë se çfarë ndikimi ka telefoni i zgjuar, në jetën e tyre seksuale.
Megjithëse është vërtetuar se telefoni është një afrodiziak, në fazat e hershme; i afron çiftet me tekste flirtuese dhe fotografi; hulumtimi zbulon se koha e tepërt në pajisje, është një fikës i epsheve.
“Participantët kanë thënë se e teprojnë me përdorimin e pajisjeve të mençura, me 40 për qind prej tyre, që kanë pranuar se e kanë shtyrë seksin, si pasojë e shfrytëzimit të teknologjisë” ka komentuar, Dr Mark McCorma, që është drejtues i këtij studimi.
Të tjerë kanë thënë se e kanë nxituar marrëdhënien, në mënyrë që t’i përgjigjen mesazhit, në momentin që e kanë dëgjuar sinjalin, transmeton Telegrafi.
Studimi zbulon se dhjetë për qind e participantëve, e shfrytëzojnë telefonin e mençur për të lehtësuar punë, teksa një femër e ka përshkruar telefonin, si ‘femra tjetër në martesën tonë’.
Mesazhi kryesor, sipas Dr McCormack, është se teknologjia dhe telefonat e mençur, janë në qendër të organizimit të lidhjeve moderne romantike – në të dy format, si pozitive dhe negative. /Telegrafi/