Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi ka deklaruar se po e përdor platformën Tik Tok me qëllim tërheqjen e votuesve të rinj, dhe jo për të joshur vajza të reja.
The Times raporton se 85-vjeçari është bërë pjesë e platformës që njihet më shumë për përdoruesit e moshës së re, një muaj më parë.
Berluskoni është i njohur për festat e tij me modele të reja në moshë, çka e ka “detyruar” të japë edhe një shpjegim për përdorimin e rrjetit Tik Tok, ndërkohë që llogaria e tij momentalisht shënon 530 mijë ndjekës.
“Mësoni shumë në shkollë. Tani u drejtohem atyre që janë mbi 18 vjeç. Nuk kërkoj nga ju të më prezantoni të dashurat tuaja. Kërkoj nga ju votën, në 25 shtator votoni për mua”, u shpreh ai.
Në vitin 2013 ai u shpall fajtor për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me një balerine të mitur Karima el-Mahroug, e njohur si Ruby the Heart-Stealer, për seks, por u lirua në apel me arsyetimin se nuk e dinte se ajo ishte 17 vjeç.
Tani që ndalimi i përkohshëm për të hyrë në politikë pas një dënimi për mashtrim tatimor është hequr, Berlusconi po bën fushatë për një vend në Parlament./m.,j