Qyteti i Elbasanit vijon të jetë i blinduar nga forcat e policisë prej mbrëmjes së djeshme kur persona të armatosur hapën zjarr ndaj një lokali duke lënë 3 të vdekur dhe 7 të plagosur.
Në ndihmë të forcave të Policisë së Elbasanit shkuan edhe forcat e RENEA-s dhe ato të FNSH-së së Tiranës dhe Fierit, si dhe të komisariateve të Durrësit, Lushnjes dhe sërish Fierit.
Sipas të dhënave, bëhet me dije se autorët e krimit ishin të veshur me uniforma policie dhe me maska. Ky fakt i ka gjetur të papërgatitur personat që ndodheshin në lokal që u gjendën menjëherë nën breshërinë e kallashnikovëve.
Në vendngjarje janë gjetur 2 kallashnikov që janë hedhur nga autorët pas krimit, 2 krehëra pa fishekë, 1 krehër me 26 fishekë si dhe 65 gëzhoja.
Këtë të enjte policia zbuloi edhe një tjetër armë krimi 800 meter vengjarjes.
Policia ka shoqëruar gjatë natës 46 shtetas, në cilësinë e personit që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Njoftimi i Policisë:
NGJARJA
Mbrëmjen e së mërkurës, Agron Çapja bashkë me dhjetë të afërm të tij (kushërinj, nipa e krushqi), ndodhej jashtë lokalit që dikur e ka pasur në pronësi të tij në Unazën jugore të qytetit të Elbasanit. Ata ishin duke biseduar njëri me tjetrin, kur disa persona të armatosur kanë zbritur nga mjetet e tyre (pohohet të kenë qenë tre) dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash. Autorët e krimit, në pak minuta kanë shkatërruar gjithë lokalin, ndërsa kanë vrarë tre persona si dhe kanë plagosur shtatë të tjerë. Pas masakrës, ekzekutorët janë larguar me shpejtësi.
VIKTIMAT
1. Agron Çapja
2. Ardit Sinakoli
3. Eno Bedalli
TË PLAGOSUR
1. Ardian Zharri
2. Fejzulla Çapja
3. Ferit Muça
4. Luan Muça
5. Bujar Reshka
6. Florenc Çapja (djali I Fejzullaut)
7. Arnold Çapja (djali I Agronit)