Deputeti i PS Fier Petro Koçi ka ndezur përsëri situatën me deklaratën e tij kundër Ballit Kombëtar që përfaqëson edhe një pjesë të mirë të opozitës shqiptare dhe të përndjekurve politik.
Deputeti Petro Koçi e ka dhënë këtë deklaratë në ditën e sotme në ceremoninë përkujtimore të 79 vjetorit të daljes partizane të 68 vajzave partizane nga Fieri në rradhët e UNÇ në vitin 1943.
Duke përkujtuar këtë ditë që shënon një rast unikal për Luftën Antifashiste dhe kontributin e grave dhe vajzave në këtë luftë. Koçi është shprehur se nuk do lejojë asnjë përpjekje antikombëtare që kërkon të mohojë vlerat e kësaj lufte. Për Koçin Balli Kombëtar duhet të kërkoj falje për deklaratat kundër kësaj lufte që u rreshtuan krah gjithë frontit anti fashist të Luftës së Dytë Botërore.
“Ballistët nuk i solla unë ata i gjetëm në histori. Ccdo përpjekje që të mohoj vlerat e LANÇ, është një përpjekje antikombëtare, antishqiptare sepse në Luftën e dytë Botërore shqiptarë në shumicë morën vendimin politik dhe ushtarak për të qëndruar në krahun e duhur, antifashist dhe antinazist. Ata që kanë bashkëpunuar me fazishzmin dhe nazizmin është mirë të kërkojnë falje dhe të rregullojnë ccështjen e marrëdhënieve në shërbim të një uniteti kombëtar”, tha Koçi.
Deklarata e Koçit vjen si reagim dhe kundërshtim i deklaratave dhe projektiligjit të dërguar në Kuvend nga deputeti i PD Fier Enkelejd Alibeaj ku kërkohet ndëshkimi publik i regjimit totalitar komunist përfshirë këtu edhe zhdukjen e historisë së LANÇ.
/a.r