Askush nuk është perfekt, ashtu edhe këto të famshme.
Në vijim po ju paraqesim peshën dhe gjatësinë e disa më të famshmeve në botë të cilat shquhen edhe për trup të përsosur.
Rita Ora
Këngëtarja 25 vjeçare, me origjinë shqiptare, peshon 55 kilogramë dhe është e gjatë 166 centimetra, transmeton Koha.net.
Rihanna
Këngëtarja e famshme Rihanna është e gjatë 173 centimetra, ndërsa peshon 62 kilogramë.
Lady Gaga
Ajo është e gjatë 155 centimetra, ndërsa peshon 53 kilogramë.
Taylor Swift
Këngëtarja e njohur Taylor Swift peshon rreth 54 kilogramë dhe është e gjatë 178 centimetra. Ajo posedon një trup si të ishte modele, edhe pse ajo thotë se kur nuk ka mbajtur dietë sepse nuk e pëlqen atë.
Iggy Azalea
Këngëtarja e famshme nga Australia, Iggy Azaela, është e gjatë 178 centimetra dhe peshon 68 kilogramë.
Mila Kunis
Aktorja e famshme ka vetëm 52 kilogramë dhe është e gjatë 162 centimetra. Ajo më parë ka pasur shumë luhatje në peshë.
Sofia Vergara
Aktorja dhe modelja shumë e njohur, Sofia Vergara, peshon 57 kilogramë dhe është e gjatë 170 centimetra. Në fillim të karrierës së saj i kishin thënë që të humbasë peshë, por ajo ka refuzuar një gjë të tillë. Ajo është përgjigjur kështu: “Kështu dukem më mirë lakuriq”.