• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

 A jemi të sigurt se janë bashkë?!

by Skënder Minxhozi
14/09/2022 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Me një shpoti të gjetur Nikoll Lesi shprehej dje se mitingun e Partisë së Lirisë te landfilli i Sharrës, merrnin pjesë vetëm Edmond Spaho dhe shoferi i tij, si përfaqësues të Sali Berishës. Ajo që pritej si stuhia e shtatorit, filloi keq dhe me këmbën e majtë, me një grumbullim të vogël njerëzish që të kujtonin LSI-në e viteve të fundit. Nota e madhe e stonuar e gjithë pasdites ishte mungesa e zhurmshme e aleatit të madh Berisha, i cili kishte dërguar në protestë zyrtarë të nivelit të dytë të partisë apo mitingashë nga ata që nuk rrinë dot ‘pa një çikë sherr’.

Gjatë gjithë verës, sidomos që nga dita kur në opinionin publik u shfaq akuza e autoritetit të dosjeve për të shkuarën e Ilir Metës, ka marrë formë dhe peshë një hipotezë që e sheh opozitën e sotme si një valle shpatash, më shumë sesa si një grup aleatësh me qëllimin e përbashkët të largimit të Ramës nga pushteti. Jo të paktë janë ata që besojnë se meqë Berisha ka qenë për 30 vjet roja i ‘Kullës së Barit’, pra poseduesi i dosjeve të Sigurimit famëkeq të Shtetit, është ai burimi i informacionit në veshin e Ramës, që Meta ka spiunuar në rini shokun e vet të ngushtë tek shërbimet sekrete të komunizmit.

Jo vetëm kaq, por, thotë hipoteza e mësipërme, Berisha ka bërë me Ramën një lloj marrëveshje të ngjashme me atë që thuhet se bëri paraardhësi i tij Basha, për të mos prekur pushtetin e Ramës, në këmbim të mbretërimit të qetë në krye të PD. I bindur që në rast mësymje të pushtetit, do të pësonte jo vetëm inatin amerikan, por edhe ndonjë hetim të drejtësisë shqiptare për gropat e shumta që ka lënë hapur gjatë karrierës së tij politike.

Nuk ka ndonjë provë direkte se ky lloj pazari pas perdeve ka ndodhur konkretisht. Por në skenë po del gjithnjë e më e qartë një rrethanë e cila tregon se më së paku mes Metës dhe Berishës, edhe pa ujdinë e përfolur të Ramës në mes, gjërat nuk janë aspak rozë.  Kur në fillim të gushtit në plazhet e Himarës vritej nga një polic-skafist një vajzë e mitur, Berisha dhe Meta u gjendën bashkë në protestën e radhës. Mjaftojnë fotot e momentit kur shtrënguan duart për të kuptuar sesi Ilir Meta s’do të donte të ishte fare aty në atë moment, me atë person në krah. Fytyra e tij, dhënia e dorës dhe qëndrimi krah Berishës tregonin qartë se Meta ndjehej jo mirë.

Prej atij momenti të dy, edhe Berisha edhe Meta kanë deklaruar shpesh se kanë komunikim “dixhital” mes tyre, por asnjë takim, asnjë koordinim zyrtar palësh, asnjë platformë apo marrëveshje në rang partish për “shtatorin eksploziv”, e as ndonjë hap konkret drejt koalicionit të zgjedhjeve vendore. Zgjedhje të cilat do të jenë lakmuesi i vërtetë i marrëdhënieve Berisha-Meta, megjithëse ai moment duket i largët për shkak të axhendës parlamentare e cila parasheh së afërmi goditjen direkte të qeverisë për dosjen I.M.

Eshtë kjo dosje që qëndron sot si shpata e Damokleut mbi raportet mes dy krerëve të vjetër të opozitës. Meta do të shohë me kujdes sesi do të sillet PD e Berishës ndaj nismës së qeverisë për të hapur rrugën e hetimit të të shkuarës së tij. Kjo duket sot hallka më delikate e marrëdhënies Berisha-Meta që bllokon gjithçka tjetër, tamam si ajo reja e zezë plot shi që pritet të derdhet nga lart.

Mungesa e PD në protestën e Sharrës merr në këtë optikë një peshë të re. Duket qartë se mes dy krerëve të opozitës ka sot një klimë mosbesimi të ndërthurur me dëshirën për të kryesuar vallen opozitare. Ilir Meta beson se e meriton skeptrin e të djathtës për një numër arsyesh. Ka hequr emërtimin ‘socialist’ nga sigla e partisë, ka luftuar ballazi me Ramën atëhere kur Berisha fshihej pas Bashës dhe nuk është shpallur (ende) non grata nga amerikanët.

Berisha nga ana e tij nuk ka asnjë dëshirë të hapë krahun për aleatin e tij më të vjetër politik, pasi së pari zyra e PD i duhet si aset në përballjen me SHBA dhe së dyti ai beson sinqerisht se LSI me emër tjetër vlen sot shumë pak në peshoren e votave kombëtare. Futi këtij ekuacioni edhe një dosje spiunësh në mes dhe del qartë distanca, mosbesimi e ftohja mes të dyve, që u pasqyrua edhe në mungesën e Sali Berishës në protestën e plehrave.

Shumëkush e mori për të mbaruar ujdinë Berisha-Meta pas 24 korrikut kur Presidenti la zyrën. Sot, thuajse dy muaj nga ai moment shohim paradoksalisht se të dy kanë qenë shumë më të afërt kur Meta kishte veshur kostumin e kreut të shtetit, sesa sot, kur ka mbathur çizmet e opozitarit. Duheshin kur ishin larg, urrehen kur janë afër!

Next Post
Vendimi i Qeverisë për konfiskimin e kateve pa leje/ PD e çon në Kushtetuese: Rama merr në mbrojtje oligarkët

Vendimi i Qeverisë për konfiskimin e kateve pa leje/ PD e çon në Kushtetuese: Rama merr në mbrojtje oligarkët

Comments 2

  1. Jorgo Mangalemi says:
    3 years ago

    Punto.
    Toçka.
    Pikë….
    Kokës i ke rënë. Analizë e Saktë. Konçiz. Parashikues.

    Reply
  2. Ρrushi says:
    3 years ago

    Bukur. Ju ke veshur këmishë hekuri. Nuk kanë ku shkojnë derisa të gjykohen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In