Gjykata e Elbasanit do të zhvillojë sot seancën ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 23 prill të vitit 2021.
Prokuroria e Elbasanit do t’i kërkojë Gjykatës caktimin e një avokati për të akuzuarin Paplekaj, pasi për 4 herë me radhë ka dështuar seanca gjyqësore ndaj tij për shkak të mungesës së palës mbrojtëse.
Ngjarja ndodhi pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit në Elbasan. Pas një përplasje mes palëve u shkrepën armët dhe Paplekaj qëlloi ndaj Pjerin Xhuvanit duke e lënë atë të vdekur.
g.koosvari