RENEA dhe FNSH janë duke ushtruar kontrolle të shumtë në qytetin e Elbasanit, në rrugë dhe banesa të personave të dyshuar si autorë të ngjarjes së rëndë të ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës, me pasojë vdekjen e tre personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve.
Nga këto kontrolle është bërë shoqërimi i 40 personave në policinë e Elbasanit, për marrje në pyetje.
Për momentin nuk ka njoftime për arrestime të mundshme.
Pas ngjarjes në Elbasan shkoi ministri i brendshëm, Saimir Tahiri, dhe drejtori i përgjithshëm i policisë, Haki Çako.
Ndërkaq, në Tiranë, drejtori i spitalit të traumës Gjovalin Bushi, ka bërë të ditur se tre nga të plagosurit janë në gjendje më të rëndë.