Ka shkuar mirë? Rama del i qeshur nga “Vila qeveritare”, i hedh dorën në qafë Kurtit
Ndërsa jashtë ndalojnë për të diskutuar edhe me personat e tjerë që erdhën nga Prishtina për të shoqëruar kryeministrin Kurti.
Ka zgjatur rreth dy orë takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij, Albin Kurti.
Takimi mes dy liderëve u mbajt në vilën qeveritare ne “ish-Bllok”, ndërsa nuk dihen detaje se për çfarë diskutuan dy kryeministrat.
Deri më tani, mendohet se takimi është rezoluta kundër raportit të Dick Marty, për të cilën Rama do i drejtohet Këshillit të Evropës më 12 tetor, por nuk përjashtohen edhe mundësitë e tjera.
Sidomos kur dy vendet janë përfshirë nga sulme kibernetike në disa organe të rëndësishme për vendin.
Mësohet se në takim është folur për bashkëpunimin Shqipëri-Kosovë, në fushën e infrastrukturës. Konkretisht për Portin e Durrësit, si edhe për hekurudhën Tiranë-Prishtinë. Kurti ka qenë u shoqëruar nga ministri i Financave.
Mediat në Kosovë raportuan se Kurti ishte nisur urgjent nga Prishtina drejt Tiranës, ku kishte lënë përgjysmë dhe një konferencë./m.j