Ambasada e SHBA në Tiranë, ka reaguar për protestën që do të zhvillohet pranë landfillit të Sharrës, pasditen e sotme e organizuar nga Partia e Lirisë.
Në një njoftim për mediat Ambasada ju bën thirrje qytetarëve amerikanë që të mos marrin pjesë në këtë tubim.
“Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme.
Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.”- shkruan Ambasada.
Mesditën e sotme, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ftoi qytetarët në protestën që kjo forcë politike do të organizojë këtë të martë në orën 18:00 te inceneratori i Tiranës.
Në një deklaratë për mediat, Meta u shpreh se qytetarët duhet të bëhen bashkë sot, në mënyrë që të mos vajtojnë vitin e ardhshëm për shpopullimin masiv./m.j