Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me hetimin e SPAK ndaj tij. Meta u shpreh mbrëmjen e sotme në “TPZ” se për të, të rëndësishme janë vetëm hetimet për Inceneratorët.
Ai u shpreh se Edi Rama është autokrat, por nuk do të arrijë qëllimin që ka ndaj tij. Më tej Meta e cilësoi kryeministrin “një legen që erdhi në politikë si çuni i Netës dhe do ikë si kurbani i Ilir Metës”.
“U uroj suksese në veprimtarinë e tyre. Nuk ka asnjë lloj ndryshimi për ne. Për ne të rëndësishme janë Inceneratorët. Ai është autokrat, unë jam Ilir Meta.
Ta shikojmë diktaturën e tij. Ai është një legen. Ai e di shumë mirë që është një legen. Ai do qajë të vijë ashtu. Ai erdhi në politikë si çuni i Netës dhe do ikë nga politika si kurban i Ilir Metës”, tha Meta.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Meta u acarua keq kur Ylli Rakipi i përmendi faktin se mund të përfundojë në burg.
Ai deklaroi se çështja nuk do të përfundojë këtu, por do të zgjidhet shpejtë…
Ylli Rakipi: Nuk jeni i trembur se mos shkoni në burg? Navalny përshembull është në burg
Ylli Rakipi: Diktatori të merr dhe pastaj vijmë ne atje (në burg) të sjellim gjëra…