Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka publikuar një video nga aeroporti ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’, nga sistemi i portave elektronike (e-gate), që përdoren për identifikimin elektronik të pasaportave.
Çuçi shkruan se sistemi TIMS është në funksion të plotë, pasi E-gate nuk punon dot pa të. Ndërkohë, ai shton se lajmi që nuk punon është i pavërtetë.
“Live nga Rinasi. Ky është sistemi i portave elektronike (e-gate). E-gate nuk ka si punon pa TIMS dhe TIMS është 100% në punë qysh prej kur njoftuam publikisht. Të tjerat janë dizinformim i qëllimshëm ose nga përtacia po njësoj i dëmshëm për publikun”, shkruan Çuçi./m.j
Live nga Rinasi. Ky është sistemi i portave elektronike (e-gate). E-gate nuk ka si punon pa TIMS dhe TIMS është 100% në punë qysh prej kur njoftuam publikisht. Të tjerat janë dizinformim i qëllimshëm ose nga përtacia po njësoj i dëmshëm për publikun. pic.twitter.com/7g2JdnYqQ4
— Bledi Çuçi (@bledicuci) September 12, 2022